Kosova

Osmani udhëton në Poloni, merr pjesë në Samitin global “Vital Voices”


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit”.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidencës, përmes një komunikate për media, të martën.

Në këtë Samit, e para e vendit do të jetë folëse kryesore në një bashkëbisedim me temën për “Gratë për të drejta dhe demokraci”, nën moderimin e ambasadores Melanne Verveer, Drejtore Ekzekutive e Instituti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, njëherësh Ambasadorja e parë e SHBA-ve për Çështjet Globale të Grave dhe Bashkëthemeluese e Vital Voices.

“Vital Voices”, që nga themelimi i saj në 1997, ka mbështetur drejtpërdrejt më shumë se 20,000 gra prijëse të ndryshimeve në 185 vende të botës dhe ka ndërtuar rrjetin më të fuqishëm global të grave lidere që angazhohen për një botë më të barabartë për të gjithë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore