“Gracka e Vuçiçit” | Maliqi: Qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj veriut mund të kontribuojë në skenarin e eksodit të serbëve
Agon Maliqi, analist politik e aktivist i shoqërisë civile, në një artikull autorial të botuar në platformën “Sbunker” të hënën, ka thënë se “gracka e re” në të cilën presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, synon ta fusë Kosovën është që të krijohet preteksti për eksodin e serbëve nga pjesa veriore e vendit.
Maliqi ka argumentuar se Serbia e di që Kosova është e humbur, prandaj skenari i eksodit të serbëve, ashtu sikurse kanë paralajmëruar dy figura të njohura publike nga Serbia – Sonja Biserko dhe Nenad Çanak – nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh logjikën operative të nacionalizmit serb.
“Në këtë kontekst, skenari i eksodit të serbëve është skenari ideal i cili do ta ngujonte Vuçiçin në pozitën e viktimizimit nacionalist dhe do t’ia ofronte pretekstin e përkyer në marrëdhëniet me Perëndimin, për të refuzuar çfarëdo diskutimi për njohjen apo edhe zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës – qoftë edhe me njohje de facto – të cilin e siguronte plani franko-gjerman”.
Por, për të realizuar këtë skenar, presidentit serb i duhet roli aktiv i palës tjetër – vazhdimi i qasjes së deritanishme të Qeverisë së Kosovës në raport me veriun dhe me serbët, ka thënë ai, duke shtuar se Kosova është duke i krijuar parakushtet e përshkallëzimit dhe viktimizimit për Serbinë.
“Ndërkohë që shqiptarët në Kosovë ende e vazhdojnë avazin e trajtimit të serbëve të Kosovës si problem i Serbisë dhe jo si përgjegjësi e vendit. Madje, me eksodin potencial të serbëve, shumë do të ndiheshin të lumtur – Vuçiçi, me gjasë, do t’i presë ata me qilim të kuq në Sanxhak apo zona të tjera të Serbisë ku ka krizë dhe nevojë akute për fuqi punëtore”, ka theksuar Maliqi.
Në një komunikatë të lëshuar më 1 shtator, shërbimi për shtyp i kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se kreut të ekzekutivit i është përcjellë informacioni se Serbia është duke planifikuar zhvendosjen e serbëve të Kosovës, posaçërisht atyre që përbëjnë shumicën në veri të vendit, në Sanxhak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
-
Ushtarët britanikë realizojnë ushtrimin për “gatishmëri për përballje me të gjithë skenarët”
-
Osmani: Beogradit s’i vjen keq për krimet e luftës, krenohet me trashëgiminë e Millosheviçit
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Nga mbretëreshë në perandoreshë: Brenda pushtetit të plotfuqishëm të Ursula von der Leyen
-
Kurti kërkon zbatimin e Marrëveshjes Bazë pa vonesa: Në thelb të saj është së paku njohja reciproke