Shqipëria

Përjashtohen nga grumbullimi Zhegrova, Muric e Muslija – “thyen rregulloren”


Perfaqesuesja e Kosoves

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, potencon njoftimi për media i FFK-së.

Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet portieri që ka qenë në listën e pritjes, Faton Maloku nga klubi futbollistik Drita.

Këto zhvillime vijnë pas debaklit që Kosova e pësoi në ndeshjen e fundit kundër Rumanisë duke humbur si vendës ndaj Rumanisë.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan kundër Qipros.

Ndeshjet po zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore