Haradinaj për Qeverinë: Ofendimi i rëndë për stafin mësimor rritja e pagave për 6.80 euro – i goditi në xhep e në dinjitet
Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti për mostrajtim të duhur të mësimdhënësve.
“Qeveria aktuale, në vend që të bëhej aleat i mijëra mësuesve dhe arsimtarëve, duke i trajtuar ata me respekt e paga të dinjitetshme, ajo gjatë gjithë mandatit të saj ka vazhduar t’i godasë ata në xhep e në dinjitet, ndërsa sindikatat e arsimit që angazhoheshin për paga e kushte më të mira, t’i shpallë armiqësore”, shkroi ai në Facebook.
“Ofendimi më i rëndë për punëtorin e Kosovës, e posaçërisht për stafin mësimor, ka qenë rritja e pagave për 6.80 euro. Të vetëdijshëm se nuk e keni aspak të lehtë, ju uroj më të mirat juve mësues, nxënës e prindër, që të keni forcë e kurajë ta përballoni një vit aspak të lehtë shkollor, me shpresë që të jetë i fundit, kaq i vështirë e me këtë qeveri”, shtoi.
Tutje, deputeti i AAK-së ka theksuar se çdo fillim shtatori, ka qenë festë për mijëra nxënës, mësues dhe prindër, e ndërsa sot “nuk është gjë tjetër përpos një ditë e zakonshme” që shënon veç fillimin e një viti të mundimshëm shkollor.
“Nxënësit, probleme me tekstet shkollore e me kushtet e rënduara të mësimit, mësuesit me paga nën dinjitetin e tyre e prindërit me dilemën e madhe se çka përfitojnë fëmijët e tyre nga ky sistem arsimor”, potencoi Haradinaj.
Tutje, kreu i AAK-së, theksoi se institucionet prestigjioze ndërkombëtare e rendisin Kosovën në fundin e tabelës për sa i përket cilësisë në arsim, ndërsa statistikat flasin për mijëra nxënës e studentë, që brenda dy-tre vjetëve të fundit e kanë braktisur shkollën e Kosovën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
S’preferojmë të bashkëpunojmë me LVV-në, PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, thotë Krasniqi
-
Ekonomia e Kosovës në “moment kritik” – rritja ekonomike, iluzion i inflacionit
-
Si mund ta rinovojë BE-ja politikën e saj të jashtme për Ballkanin Perëndimor
-
Dëshmitari i 88-të në Speciale dëshmon në seancë publike të hënën