Kosova

Aksident me fatalitet në Sllatinë


Ilustrim

Dy persona kanë vdekur dhe tre janë lënduar nga një vetaksident në Sllatinë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se vetura është rrokullisur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes.

“Ka ndodhur një vet-aksident trafiku ku një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një mashkull kosovar, dyshohet se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin e automjetit  dhe përfundon jashtë rrugës e rrokullisur”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit, po ashtu “si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tri femra kosovare, ku njëra ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë”.

Në vendin  e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse dhe prokurori.

Trupat e pajetë me vendim të prokurorit u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore