Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, të premten do ta vizitojë Kosovën.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës.
Vengu do të pritet nga homologu i tij nga Kosova, Ejup Maqedonci, me një ceremoni zyrtare duke filluar nga ora 10:00.
Ceremonia zyrtare e pritjes do të shoqërohet me togun ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe do të organizohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Pirro Vengu është emëruar në pozitën e Ministrit të Mbrojtjes në fund të korrikut, pas ndryshmive që bëri kryeministri Edi Rama, në kabinetin qeveritar.
Në këtë pozitë, Vengu e ka zëvendësuar Niko Peleshin. Ministri aktual i Mbrojtjes së Shqipërisë ka mbajtur edhe poste të tjera të rëndësishme në Qeverinë Rama.
Vizita e tij në Kosovë është e para në cilësinë e ministrit, por edhe e para jashtë shtetit që kur ka marrë mandatin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Vengu takon diplomatët e huaj për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake
-
Trump refuzon thirrjen e Harrisi për debat të dytë, thotë se “është tepër vonë”
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike