Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaufret, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Unioni, ka theksuar se problemi është se të gjithë kanë qenë “dëshmitarë të një sërë veprimesh të njëanshme dhe të pakoordinuara në muajt dhe madje edhe vitet e fundit”, të ndërmarra, sipas tij, nga Prishtina.
“E fundit është hapja e urës në Ibër. Po mbyllin postën në Veri të Kosovës. Veprimet e tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara nuk ndihmojnë për të arritur normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Giaufret, duke folur për veprimet e Kosovës në Veri të vendit, transmeton media opozitare serbe “Danas”.
Diplomati evropian ka theksuar se nëse mbyllni disa shërbime që u shërbejnë serbëve të Kosovës “pa zgjidhje alternative dhe konsultim me komunitetin serb, atëherë jeta e atyre qytetarëve është në gjendje më të keqe dhe kërkon vëmendje të veçantë”.
“Në vend që të fokusoheshim te marrëveshjet, ne u shpërqendruam nga ato veprime të njëanshme. Duhet të ecim përpara, të gjitha marrëveshjet dhe obligimet që kanë marrë të dyja palët duhet të zbatohen”, deklaroi ai, duke potencuar se kjo nënkupton themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës është duke insistuar në hapjen e urës mbi lumin Ibër, madje për këtë ka ndërmarrë edhe disa veprime si testimi i stabilitetit të saj e ngjyrosja.
Nga ana tjetër, vendet perëndimore, posaçërisht Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar kategorikisht hapjen e urës që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut në këto momente.
Nga qeveria kishin paralajmëruar se ura do të hapet gjatë verës, mirëpo deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi