“Le Monde”: Franca s’ka përgjigje në pyetjen se si do të garantojë që Serbia pro-ruse s’do t’i përdorë “Rafale”-t kundër Kosovës
Në një artikull të prestigjozes franceze “Le Monde” rreth marrëveshjes së fundit midis Francës dhe Serbisë për shitjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” në vlerë prej 3 miliardë eurosh, janë ngritur pikëpyetje dhe shqetësime serioze, posaçërisht në kontekstin e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që kanë arritur në nivele shpërthyese vitet e fundit.
Duke qenë se blerja e aeroplanëve të sofistikuar luftarakë, që pritet të formalizohet gjatë vizitës dyditore të presidentit francez, Emmanuel Macron, vjen në kohën e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, atëherë edhe gazeta e njohur franceze ka ngritur dilemën se deri në çfarë mase është e gatshme Franca të garantojë që “Rafale”-t nuk do të përdoren kundër Kosovës.
“Eksporti i ‘Rafale’-ëve në këtë vend të njohur për afërsinë me Rusinë dhe synimet luftarake ndaj fqinjëve ballkanikë, ngrit shumë pikëpyetje… Në çfarë mënyrë synon Franca të garantojë që ‘Rafale’-t nuk do të transportohen në Rusi ose nuk do të përdoren për të ushtruar presion mbi Kosovën , pavarësinë e së cilës Beogradi ende nuk e njeh?”, ka shkruar “Le Monde”.
Gjithashtu, aty përmendet edhe presioni i Macronit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe: “Franca prej kohësh është treguar e kujdesshme që të mos përgjigjet, ndërkohë që është treguar veçanërisht e shqetësuar për mbrojtjen e palës serbe në mosmarrëveshjet në rritje në veri të Kosovës”.
Serbia pritet të nënshkruajë marrëveshjen më të madhe të armëve në historinë moderne, por shumë pikëpyetje janë ngritur për shkak të kontekstit gjeopolitik dhe tensioneve rajonale. E “Rafale”-t që janë funksionalizuar në vitin 2004 dhe pritet të fluturojnë deri në vitin 2060, raportohet të jetë “maja e shtizës” së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi