“Simpati ndaj pikëpamjeve të Serbisë” | “Bloomberg”: Macroni kërkon nga Kurti më shumë autonomi për serbët në Kosovë
Në një artikull të gjigantit amerikan “Bloomberg” rreth marrëveshjes së fundit midis Francës dhe Serbisë për shitjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” në vlerë prej 3 miliardë eurosh, thuhet se presidenti francez, Emmanuel Macron, ka treguar – muajt e fundit – simpati ndaj pikëpamjeve serbe, posaçërisht në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Duke qenë se shitja e aeroplanëve të sofistikuar luftarakë për Serbinë, në bazë të raportimeve të fundit të agjencive franceze, nuk do të ndodh pa u zgjidhur disa probleme, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), prestigjozja amerikane shkruan se kjo çështje pritet të adresohet sërish.
“Marrëveshja mes Francës dhe Serbisë mund t’i referohet gjithashtu ish-krahinën serbe të Kosovës, dhe ambicieve të Serbisë për t’iu bashkuar BE-së që varet veçanërisht në normalizimin e marrëdhënieve… Macroni në muajt e fundit ka shfaqur simpati ndaj pikëpamjeve të Serbisë rreth konfliktit”, shkruan në artikullin e “Bloomberg” rreth marrëveshjes në fjalë.
Gjithashtu, aty përmendet edhe presioni i Macronit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe: “Macroni ka kërkuar nga kryeministri kosovar që t’i rrisë përpjekjet drejt integrimeve evropiane, duke i thënë liderit ballkanik se duhet t’i ofrojë më shumë autonomi minoritetit serb [në veri] të vendit”.
Ndryshe, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth kësaj kontrate, posaçërisht në sfondin e marrëdhënieve të tensionuara midis Kosovës dhe Serbisë pro-ruse që kanë arritur kulmin, kryesisht vitet e fundit. E “Rafale”-t që janë funksionalizuar më 2004 dhe pritet të fluturojnë deri në vitin 2060, raportohet të jetë “maja e shtizës” së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi