“La Tribune”: Blerja e avionëve “Rafale” mbart implikime gjeopolitike, veçanërisht në sfondin e tensioneve Kosovë-Serbi
Franca dhe Serbia kanë përfunduar negociatat diplomatike e financiare për shitjen e 12 avionëve luftarakë “Rafale” në vlerë prej 3 miliardë eurosh, ndërsa marrëveshja pritet të formalizohet gjatë vizitës dyditore të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Serbi, më 29 dhe 30 gusht 2024.
Megjithatë, shumë pikëpyetje janë ngritur rreth kësaj marrëveshjeje, posaçërisht në kontekstin e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vitin e fundit, derisa gazeta javore franceze La Tribune ka shkruar se marrëveshja për “Rafale”-t mbart edhe implikime gjeopolitike.
“Ky kontekst i gjerë diplomatik i shton peshë marrëveshjes për avionët Rafale, duke reflektuar interesat strategjike të Francës në rajon. Negociatat, të cilat kanë përfunduar në fillim të verës, janë ndikuar nga këto konsiderata gjeopolitike”, ka shkruar La Tribune gjatë javës referuar marrëveshjes.
Në mes të korrikut, gazetat e përditshme franceze kanë raportuar se shitja e aeroplanëve të sofistikuar luftarakë për Serbinë nuk do të ndodh pa u zgjidhur disa çështje, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Avioni “Rafale” që është funksionalizuar në vitin 2004 dhe pritet të fluturojë deri në vitin 2060, raportohet të jetë “maja e shtizës” së eksportit të industrisë franceze të mbrojtjes. Rreth shtatë vende posedojnë avionët luftarakë francezë ose kanë lidhur marrëveshje tregtare për t’i blerë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi