Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutash, ka takuar të martën shefin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch, ndërsa në fukus të diskutimeve, në bazë të një njoftimi të lëshuar për shtyp para pak çastesh, ka qenë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
“Gjeneralmajori Ulutash ilustroi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it rreth takimit midis dy ushtarakëve në Camp Film City në Prishtinë.
Ndryshe, vizita e admiralit amerikan të aleancës vjen pas asaj të Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge, në kohën kur autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, përfshirë edhe inciativën për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
NATO ka dislokuar rreth 1 mijë ushtarë shtesë në Kosovë – prezenca më e madhe në 10 vitet e fundit – kryesisht për shkak të paralajmërimeve për mundësinë e përshkallëzimit të tensioneve midis Prishtinës e Bogradit dhe cenimit të paqes e sigurisë në rajonin e trazuar të Ballkanit Perëndimor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çitaku: Serbia marrëveshje me SHBA-të, Gjermaninë e Francën, Kosova e izoluar e sanksionuar
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Vuçiç kërkon “angazhim më aktiv” nga BE-ja për “mbrojtjen” e serbëve në Kosovë
-
“Drejtësia s’është prioritet në buxhetin e shtetit”, thotë KDI-ja
Lajmet kryesore
-
Në një Shtet ku Ligji Humb Midis Fushës dhe Korrupsionit: Komedia e Errët e Futbollit të Kosovës
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin e Shqpërisë në BE
-
E pamundur të dihet nëse radiot e Hezbollahut ishin tonat, thotë firma japoneze
-
Osmani në SHBA, pjesë e Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së