Petrit Kryeziu është caktuar ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Në mbledhjen që KPK-ja ka mbajtur të martën, është miratuar kërkesa për dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren e prokurorit Admir Shala.
Shala ka bërë kërkesë që të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.
Caktimi i Kryeziut në këtë pozitë ka ardhur pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Ai ka thënë se për këtë propozim ka marrë për bazë performancen e lartë që Kryeziu e ka treguar si prokuror deri më tani.
“Unë kam marrë një listë të prokurorëve sa i përket vlerësimit të performancës dhe aty kam parë që të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe me pikë është mbi ata që e kanë notën shumë mirë”, ka thënë Kelmendi.
Propozimi i Kelmendit është aprovuar me të gjitha votat për në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
KPK është duke e vazhduar takimin me pika tjera të rendit të ditës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Shqipëria do vijojë të luajë rol kyç në paqen e rajonit, thotë Begaj
-
Pagerët në sulmin vdekjeprurës ndaj Hezbollahut ‘prodhuar në Evropë’, ndërsa Lindja e Mesme përgatitet për hakmarrje
-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s