Të martën është hapur thirrja për aplikimet për investime në efiçiencë të shtëpive.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook, nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ajo ka shkruar se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikohet për përkrahje financiare deri në 5 mijë e 500 euro për të Izoluar shtëpitë e çatitë e shtëpive dhe zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme
Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisë, dhe përkrahen nga Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë.
Linku për të aplikuar është ky: www.ekosova.rks-gov.net
Vendim të ngjashëm, Qeveria e Kosovës kishte marrë edhe vitin e kaluar.
Qytetarët kanë pasur mundësi që të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, termoizolimit të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 për qind të vlerës së investimit, deri në 5 mijë e 500 euro.
Kosova është shteti i parë në rajon që ka themeluar Fondin për Efiçiencë të Energjisë – një mekanizëm financiar që do të mbështesë rritjen e efiçiencës në sektorin e shërbimeve publike, sektorin rezidencial dhe sektorin privat.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Shqipëria do vijojë të luajë rol kyç në paqen e rajonit, thotë Begaj
-
Pagerët në sulmin vdekjeprurës ndaj Hezbollahut ‘prodhuar në Evropë’, ndërsa Lindja e Mesme përgatitet për hakmarrje
-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s