Kosova

Mbi 6300 qytetarë konvertuan patentë shoferët, afati përfundon të premten


Ilustrim

Mbi 6 mijë e 300 qytetarë kanë konvertuar patentë shoferët nga ata ilegalë në ata legalë RKS, derisa afati përfundon të premten (sot).

Lajmin për Albanian Post e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Deri dje në ora 16 janë bërë 6 mijë e 300 e 25 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve”, tha Elshani.

I pyetur nëse mund të shtyhet afati për konvertimin e patentë shoferëve, siç ka ndodhur disa herë, Elshani theksoi se nuk ka gjasa që të ndodhë kjo.

Më 7 maj, ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kishte marrë vendim që mundëson kalimin nga patentë shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.

Pas skadimit të këtij afati, nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë paralajmëruar se nuk do të jetë e mundur vozitja në Kosovë me patentë shoferë ilegalë serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore