Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar mbi 6 kilogramë substanca narkotike të llojit heroinë dhe kokainë, në dy raste të ndara, me ç’rast ka arrestuar dy persona.
Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate për media, të enjten, ku theksohet se në rastin e parë është identifikuar një shtetas i Maqedonisë Veriore, i cili dyshohej se kishte në posedim të gatshëm për shitje një sasi të heroinës.
“Të dyshuarit të lartcekur me veturë substancën e dyshuar narkotike ia kanë sjellë dy persona tjerë, të cilët janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes”.
Policia, njoftoi se te i dyshuari ka gjetur gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë “me peshë të përgjithshme prej 6 kilogramë e 137 gramë, ku vlera e substancës së dyshuar narkotike e cila është konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 150.000 euro (njëqind e pesëdhjetë mijë euro)”.
Po ashtu, theksohet se janë sekuestruar edhe dy telefona, një veturë dhe 4305 denarë.
Personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy personat e tjerë janë në kërkim policor.
Në rastin e dytë, PK-ja, ka ndaluar për kontroll një veturë, ku ka gjetur një pako të cigareve “në brendi të së cilës ka qenë një qese najloni me substancë të dyshuar si e llojit kokainë”.
Nën dyshimet se mund të gjendet edhe ndonjë sasi tjetër e substancave narkotike është kontrolluar një shtëpi banimi në Ferizaj, ku jeton i dyshuari, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Tutje, thuhet se janë sekuestruar një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë të përgjithshme mbi 38 gramë, vlera e së cilës vlerësohet të jetë rreth 3 mijë e 500 euro.
Përpos kësaj, u konfiskuan edhe para në monedhë letre 50 euro dhe 1500 kruna suedeze.
I dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Gërvalla mbërrin në New York për takime me “përfaqësues të lartë të shteteve” në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së
-
Serbia mund të ‘rrethohet’ nga Bayraktarët: Pas Kosovës dhe Shqipërisë, një shtet tjetër ballkanik synon t’i blejë dronët e Turqisë
-
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Rezultatet e para nxjerrin fitues Socialdemokratët e Scholz në Brandenburg
-
Serbia mund të ‘rrethohet’ nga Bayraktarët: Pas Kosovës dhe Shqipërisë, një shtet tjetër ballkanik synon t’i blejë dronët e Turqisë