Kosova

Tri vdekje për 24 orë në Kosovë


Ilustrim

Tre persona janë gjetur të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se në Prishtinë një person është gjetur i vdekur në banesën e tij.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Përveç kësaj, edhe një person tjetër ka vdekur në Gjilan, i cili ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan shkaku problemeve shëndetësore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij”.

Edhe në Prizren theksohet se është gjetur i vdekur një person.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, kanë njoftuar nga PK-ja.

Lidhur me këto raste, Policia ka nisur hetimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore