Në orët e mbrëmjes të së mërkurës dy persona janë therur me thikë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 21 :20, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë janë lënduar dy persona”, tha Ahmeti për AP.
Ajo bëri me dije se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.
Ahmeti ka njoftuar se lidhur me rastin në fjalë është identifikuar një person i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.
Deri më tani nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Gërvalla mbërrin në New York për takime me “përfaqësues të lartë të shteteve” në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të OKB-së
-
Serbia mund të ‘rrethohet’ nga Bayraktarët: Pas Kosovës dhe Shqipërisë, një shtet tjetër ballkanik synon t’i blejë dronët e Turqisë
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Rama në OKB sjell Shqipërinë si shembull të mirë për globin
-
Kryegjyshata e Bektashinjve: Iniciativa për sovranitet, çast historik për tolerancën dhe paqen fetare globale
-
Bassuener: Dialogu i BE-së aktualisht shërben për të shmangur zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi