Kosova

Osmani takon ambasadorin turk, e falënderon për donacionin e Turqisë për FSK-në


Vjosa Osmani dhe Tunç Angili

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën me ambasadorin e Turqisë në Prishtinë, Tunç Angili, të cilit i ka shprehur mirënjohje për donacionin prej 31 milionë lirash turke për ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Zyra e presidencës ka njoftuar se në takimin mes Osmanit dhe Angili-n është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

“Në takim me ambasadorin Angılı, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për donacionin prej 31 milionë lira (rreth 1 milion dollarë amerikanë) nga Republika e Turqisë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Bëhet me dije se në takim është diskutuar për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit biltareal, me ç’rast u rikonfirmua përkushtimi i dyanshëm për hapje të vazhdueshme të kapitujve të rinj të bashkëpunimit.

Ndryshe, Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, të mërkurën, ka njoftuar se Turqia ka ndarë rreth 1 milion dollarë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Dje zyrtarisht kemi pranuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Turqisë e cila ka ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, 31 milionë lira apo rreth 1 milion dollarë amerikanë donacion për ngritjen e kapaciteteve ushtarake të FSK-së. Ky donacion është pjesë e programit të mbështetjes të jashtme ushtarake të qeverisë turke”, shkroi ai në Facebook.

Ai ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë gjithnjë në nivelet më të larta dhe kontributi i Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka qenë i vazhdueshëm si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të pajisjeve ushtarake.

Turqia ia dhuron FSK-së rreth 1 milion dollarë për ngritjen e kapaciteteve ushtarake

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore