Kosova

Kosova vlerësohet si vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor


Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GIWPS) ka publikuar disa të dhëna, ku Kosova figuron si vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor.

Në mesin e 177 vendeve të botës, Kosova renditet si vendi i 100-të në raport me përfshirjen, drejtësinë dhe sigurinë e grave.

Kosova është e fundit në renditje edhe në raport me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Foto nga Instituti Georgetown

Sipas të dhënave të institutit në fjalë, Serbia renditet e 32-ta, Mali i Zi e 41-ta, Maqedonia e Veriut e 44-ta, Shqipëria e 45-ta dhe Bosnja e Hercegovina e 55-ta.

Listën e këtij instituti e prinë shteti i Danimarkës.

Ndërsa, Afganistani radhitet si shteti i fundit për nga përfshirja, drejtësia dhe siguria e grave.

Ky institut përpiqet të promovojë një botë më të qëndrueshme, paqësore dhe të drejtë duke u fokusuar në rolin e rëndësishëm që gratë luajnë në parandalimin e konfliktit dhe ndërtimit të paqes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore