Kosova

“Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi” – shfaqet një tjetër grafit kërcënues në Bujanoc


Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi (KKSH), Nevzad Lutfiu, ka thënë se në Bujanoc është shfaqur një grafit kërcënues ku shkruan “Vdekje shqiptarëve, Kosova është Serbi”.

“Edhe një grafitë tjetër në të njëjtin institucion. Grafiti i dytë pas protestës së mbajtur më datë 12 gusht, kjo fare nuk është e rastësishme. Zëri ynë po shpërfaqë nacionalistët të cilët na urrejnë neve, si shqiptarë”, shkroi ai në Facebook.

“I ftoj shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. Autoritetet duhet sa më parë t’i sjellin para drejtësisë autorët e këtyre grafiteve”, shtoi.

Ndërkaq deputeti shqiptar i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se “mesazhet kërcënuese për shqiptarët në Bujanoc janë shndërruar në përditshmëri”.

“Sot, në hyrjen e repartit për fëmijë, në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, është vendosur ky mbishkrim. ‘Vdekje shqiptarëve’. Nuk ju duam. ‘Kosova është Serbi’. Ky është mesazhi i dytë brenda një jave i këtij lloji”, ka shkruar Kamberi në Facebook.

Ai ka potencuar se gjuha e urrejtjes e kërcënimet ndaj shqiptarëve në Bujanoc “kanë marrë hov”, derisa i ka ftuar organet e rendit që të zbardhin rastin në tërësi.

Një grafit kërcënues ku shkruan “vdekje shqiptarëve” shfaqet në Bujanoc

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore