Për Bekim Haxhiun, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), qeveria e Albin Kurtit është qeveri në detyrë dhe ikje, ndërsa kandidati për kryeministër nga partia e ligjvënësit, Bedri Hamza, është kryeministër i ardhshëm.
Këto komente, Haxhiu i ka bërë përmes një postimi në Facebook, pasi që presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar 9 shkurtin e 2025-së, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Me shpalljen e datës se zgjedhjeve për datën 9 shkurt 2025, Qeveria Kurti është qeveri në detyrë dhe në ikje. Bedri Hamza kryeministër në ardhje”, shkroi shkurt Haxhiu.
Çka ndodhi?
Kosova do të mbajë zgjedhjet e rregullta parlamentare më 9 shkurt 2025. Pushteti nuk është deklaruar. Opozita i ka mirëpritur.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të premten e 16 korrikut, përmes dekretit, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese, caktoi datën e zgjedhjeve të reja.
Në dekretin e nënshkruar nga Osmani, presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Caktimi i datës së zgjedhjeve vjen pas takimit që e para e vendit ka pasur me partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Pushteti, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse nuk mori pjesë në takimin e thirrur nga presidentja, përmes një letër të dërguar nga kreu i saj, njëherit kryeministri Albin Kurti, ka propozuar 2 shkurtin si datën për zgjedhje të reja.
Nga ana tjetër, opozita – Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – që morën pjesë të gjithë në takim, njëzëri kanë propozuar 26 janarin si datën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Mirëpo, Osmani nuk ka vendosur për asnjërin nga këto dy propozime, por për një datë tjetër, 9 shkurtin.
Kjo është hera e parë pas pavarësisë që në Kosovë organizohen zgjedhje të rregullta, duke qenë se të gjitha të tjerat ishin të jashtëzakonshme, për shkak të dorëheqjeve të kryeministrave apo mocioneve të mosbesimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
NATO e konfirmon: Me Bislimin e Petkoviç-in diskutuam për çështjen e urës së Ibrit
-
Bislimi e Petkoviç në selinë e NATO-s, për urën
-
Lajçak shpreh keqardhje për mungesën e takimit trelateral në Bruksel: S’arritëm t’i trajtojmë çështjet urgjente
-
Serbia kërkon demarkimin e zonës së Suhadollit si parakusht për hapjen e Urës
Lajmet kryesore
-
8 të vdekur e mbi 2700 të plagosur – Bejruti në kaos pas shpërthimit të radiove të Hezbollahut
-
NATO e konfirmon: Me Bislimin e Petkoviç-in diskutuam për çështjen e urës së Ibrit
-
Hoxha në takimin e Procesit të Berlinit kërkon shkëmbimin e të dhënave mbi flukset migratore në Ballkan
-
Lajçak shpreh keqardhje për mungesën e takimit trelateral në Bruksel: S’arritëm t’i trajtojmë çështjet urgjente