Kosova

VMRO kërkon shkarkimin e gjyqtarit shqiptar që ia ndryshoi masën e paraburgimit ish-ushtarit të UÇK-së


Hristjan Mickoski, Kryetar i VMRO-DMPNE-se dhe Kryeminister i Maqedonise se Veriut

Partia nacionaliste maqedonase VMRO-DPMNE – e cila ka pushtetin në Maqedoni të Veriut – ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit shqiptar, Pajazit Pajaziti, pasi që thonë se ishte pikërisht ai që ai ndryshoi masën e paraburgimin Blerim Ramadanit, ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga masa e burgut në atë shtëpiak.

Me këtë veprim, sipas pretendimeve të VMRO-së, Ramadanit iu mundësua arratisja nga Maqedonia e Veriut, pasi që e kishin arrestuar në bazë të një fletarresti nga Serbia.

Gjyqtari, sipas pretendimeve të partisë së Hristjan Mickoskit, kryeministrit të RMV-së, është i afërt me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) – partinë më të madhe shqiptare – dhe Lidhjen Socialdemokrate (LSDM), partia më e madhe opozitare maqedonase.

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit”, ka thënë Bojan Stojanovski, zyrtar i VMRO-së në një konferencë për media.

“Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjyqtarit”, ka kërkuar ai.

Ndryshe, Blerim Ramadani, ish-ushtari i UÇK-së u arrestua muajin e kaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi që kishte flearrest nga Serbia.

Gjykatat atje, fillimisht ia caktuan masën e paraburgimit ekstradues, por që më pas ia ndryshuan me arrest shtëpiak.

Pas disa ditë qëndrimi në këtë masë, Ramadani u arratis nga RMV-ja, pasi që kishte kuptuar se përsëri i ishte ndryshuar masa e paraburgimit, nga shtëpiak në burg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore