Një veturë është përfshirë nga zjarri pasditen e së martës në Mitrovicë të Veriut – komunë e banuar me shumicë serbe – në veri të vendit, ka njoftuar të mërkurën Policia e Kosovës, ndërsa rasti në fjalë është duke u hetuar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetura ka qenë e parkuar në parkingun e prokurorisë shtetërore. Gjithashtu, organet e rendit kanë thënë se zjarri është lokalizuar dhe përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur të lënduar.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një veturë e cila ka qenë e parkuar në parkingun e prokurorisë shtetërore Mitrovicë veri. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar”.
Edhe në të kaluarën, në këtë pjesë të Kosovës të banuar kryesisht me serbë etnikë, ka pasur incidente të ngjashme. Përkundër se situata në pjesën veriore është më e qetë pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar, ende perceptohet tensioni – tension për shkak të numrit të madh të çështjeve të pazgjidhura në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi