Abdixhiku reklamon hapësirat e reja shëndetësore në Prishtinë: Për sulme ndaj mediave e ambasadave i keni ata të tjerët
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka publikuar në “Facebook” të martën një video të hapësirave shëndetësore që janë rinovuar dhe që janë në proces të renovimit në kryeqytet, derisa ka thumbuar njëkohësisht Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) në pushtet ekzekutiv.
Komuna e Prishtinës udhëhiqet nga Përparim Rama i LDK-së. Për këtë arsye, derisa ka reklamuar qeverisjen e LDK-së në nivel lokal, përkatësisht në shëndetësi, ai ka akuzuar pushtetin për keqqeverisje në nivel qendror: “Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët”.
“Mirëmengjesi me hapësirat e reja shëndetësore të renovuara e në renovim; 10 sosh të përfunduara deri më tani. Për konferenca me sulme ndaj mediave, bizneseve, ambasadave, gjyqtarëve, mësuesve e praktikisht secilit që mendon ndryshe, i keni ata të tjerët. Ne, ndërsa, vazhdojmë!”, ka theksuar Abdixhiku.
Duke qenë se Kosova do ta hapë sezonin zgjedhor – një kohë kur qytetarët fillojnë t’i kushtojnë shumë vëmendje fushatës elektorale, ndërsa partitë politike i kthehen rutinës përgatitore për betejën e radhës – pritet të vazhdojë edhe “ping-pongu” mes pushtetit e opozitës për projekte e investime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi