Osmani takohet me kryeministrin belg, flasin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin belg, Alexander de Croo, ku kanë diskutuar për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Përmes platformës sociale Facebook, ajo e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
“Diskutuam rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin tonë të përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve tona”, shkroi Osmani.
E para e vendit, është takuar të enjten edhe me Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve respektive.
“Gjatë takimit me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Liderëve të EPC-së, rikonfirmova përkushtimin e Kosovës për ta avancuar bashkëpunimin me Greqinë”, shkroi Osmani në Facebook.
E para vendit, potencoi se thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë – shtet ky që se njeh Kosovën – është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin.
Gjatë së enjtes, presidentja ka takuar edhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, me të cilin ka diskutuar për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Diskutim i rëndësishëm me Kancelarin Scholz në kuadër të Samitit të Liderëve të EPC-së, lidhur me angazhimin tonë të përbashkët për integrimin euroatlantik të Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani, ka qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që ka marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Osmani ka marrë pjesë në dy sesionet plenare të Samitit, si dhe në tryezën e rrumbullakët të liderëve me temë “Mbrojtja e demokracisë: luftimi i manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja”.
Ndryshe, Osmani përfaqësoi Kosovën edhe në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të presidentit, Joe Biden, ku m ç’rast, në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi