Gjatë vitit 2022, afro 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Evropian duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve.
Kështu thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Evropiane e Statistikave, Eurostat dhe Rrjetit Evropian për Migrimin.
Italia dhe Greqia – dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve – janë kryesoret në Evropë për numrin e lartë të lëshimit të nënshtetësive për shtetasit shqiptarë.
Referuar të dhënave të Eurostat-it, për pesë vitet e fundit, mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë një vend të Bashkimit Evropian.
Sipas raportit vjetor mbi migrimin dhe azilin në Evropë, 6 mijë e 920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të BE-së.
Shqiptarët – sipas raportimit të Zërit të Amerikës – kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Evropë dhe renditen edhe të pestët në Evropë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.
Referuar raportit, shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Evropë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2023.
Gati 13 mijë e 855 shtetas shqiptarë që përbëjnë 11.6% të refuzimeve pasojnë rreth 18 mijë e 330 shtetas nga Ukraina, që iu refuzua hyrja në një vend të BE-së vitin e kaluar.
Shqiptarët, sipas raportit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve edhe për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend evropian në një vend të tretë gjatë viti 2023.
7 mijë e 870 shtetas shqiptarë që përbëjnë 8.5% të kthimeve pasojnë 10 mijë e 390 gjeorgjianë që kryesojnë listën e vendeve për kthimet e detyruara të migrantëve jo të rregullt nga vendet evropiane.
Rreth 76 mijë shqiptarë, sipas raportit, janë evidentuar në marrjen e lejeve të reja apo të një statusi ligjor të qëndrimit gjatë vitit 2023 në vendet e BE-së.
Ndërkohë, raporti nuk përfshin migrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe që doli nga BE-ja.
Sipas autoriteteve britanike, vetëm gjatë vitit 2022, 12 mijë e 658 emigrantë nga Shqipëria u futën në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe kryesisht nga Kanali La Manshit me varka të vogla.
Të dhënat britanike për periudhën shtator 2022 – shtator 2023, tregojnë se Britania e Madhe përjetoi një rritje të konsiderueshme në kthimet e detyruara të shtetasve të huaj që arritën në 5 mijë e 506 persona, nga të cilët shqiptarë, përbëjnë mbi gjysmën (52%) të kthimeve të detyruara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
SHBA-të i bashkohen BE-së në shqetësimin për mosdërgimin e Xhaçkës në Kushtetuese
-
Mandati i Xhaçkës, Kuvendi i drejtohet Komisionit të Venecias me një kërkesë për opinion
-
“Lehjet” përpara hyrjes në BE i solli opozita e Kosovës, tregon Gjergj Luca
-
Berisha dhe Malltezi mbeten në arrest shtëpie, Apeli rrëzon kërkesën për lirim
Lajmet kryesore
-
SHBA-të i bashkohen BE-së në shqetësimin për mosdërgimin e Xhaçkës në Kushtetuese
-
Paralajmërimet e Vuçiç-it, Kurti: Në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës
-
Një nga konsumatorët e fundit të gazit rus në BE “mbyll rubinetin”
-
Shpejtim Bulliqi përdor pushtetin për të arrestuar asamblistin e LDK-së