Tregjet

Katar: heqja e embargos nga shtetet arabe?


Të martën, 5 janar, vendet arabe të Gjirit hoqën embargon ndaj Katarit.

Embargoja mendohet se dështoi në objektivin e saj për të dobësuar Katarin.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët ishin iniciatorët kryesorë të embargos kanë deklaruar se lista e kërkesave ndaj Katarit ishte me qëllime negociuese.

Udhëheqësi de facto i Emirateve të Bashkuara Arabe, Princi i Kurorës Mohammed bin Zayed, i vlerësuar për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, nuk është shprehur në lidhje me Katarin.

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman ka mbajtur një tjetër qëndrim për situatën.

Salman i trajtoi zhvillimet si një sukses diplomatik.

Ky qëndrim i tij vjen pas disa gabimeve në politikën e jashtme.

Gabimet e princit lidhen me ndërhyrjen në luftën civile të Jemenit, vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe embargon.

Me zhvillimet e fundit, princi Salman rikonfirmoi rolin e rëndësishëm që Arabia Saudite luan në çështjet arabe.

Në vitet e fundit, Emiratet kanë drejtuar çështjet rajonale.

Ata ndoqën një strategji agresive të shtrirjes ekonomike dhe diplomatike që kulmoi me përfundimin e bojkotit të Izraelit nga shtetet e Gjirit.

Katari pas embargos

Pas embargos, Katarit është përfituesi më i madh.

Embargoja përfundoi me kushtet e Emirit të Katarit.

Shteti i Katarit vazhdon të ketë kontroll mbi politikat e saj, brenda dhe jashtë vendit, ne pozitat që kishte para se të fillonte embargoja.

Në politikën e jashtme, Katari forcoi marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Iranin gjatë embargos.

Këto shtete siguruan furnizime dhe lidhje transporti për Katarin.

Katari mbajti lidhjet e tij me SHBA-në dhe fuqitë e mëdha botërore.

Shteti i Katarit investoi për forcat e armatosura, duke blerë sisteme të shumta armësh nga SHBA-ja dhe Evropa.

Katari zhvilloi sigurinë e tij ushqimore duke inkurajuar kompani vendase në fushën e agro-biznesit.

Pritshmëritë për të ardhmen lidhen me qëndrimet e Katarit në çështjet e ndryshme rajonale.

Këto qëndrime shkaktuan acarimin e marrëdhënieve mes Katarit dhe shteteve arabe.

Katari pritet të luajë një rol ndërmjetësues për Turqinë dhe Iranin në marrëdhëniet e këtyre shteteve me SHBA-në./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore