Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të mërkurën, ku janë ndarë 10 mijë e 270 euro për një delegacion të Luginës së Preshevës.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, këto mjete janë ndarë si mbështetje për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve të tyre lobuese gjatë vizitës që ata pritet ta jenë në Gjermani këtë muaj.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndan mjete financiare për Luginën e Preshevës. Edhe në vitin 2021, ekzekutivi kishte ndarë 2 milionë euro për shqiptarët që jetojnë në Serbi.
Mirëpo, kishte pasur akuza për keqpërdorim të tyre. Këto akuza ishin bërë nga ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Ai kishte akuzuar ish-kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafën, për keqpërdorim të mjeteve, dhe se të njëjtat ua kishte dhënë organizatave të afërta me të dhe partinë e tij, Partinë për Veprim Demokratik (PVD).
Ndryshe, shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të diskriminuar vazhdimisht nga autoritetet serb.
Atyre nuk u lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar.
Një nga çështjet që është ngritur edhe në Kongresin Amerikan, por edhe në Parlamentin Evropian, është pasivizimi i adresave që Beogradi po ua bënë shqiptarëve në Luginë, posaçërisht në Medvegjë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë