OKB-ja shpreh brengë për gjendjen e lirisë së medias në Kosovë, veçon paditë dhe sulmet e politikanëve ndaj gazetarëve
Irene Khan, raportuesja speciale e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për promovimin dhe mbrojtjen e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, në një raport të fundit për Kosovën, ka shprehur brengën për gjendjen e lirisë së medias në vend, duke veçuar rastet e sulmeve, kërcënimeve dhe padive të politikanëve e biznismenëve kundër gazetarëve kosovarë.
Në raportin për Kosovën, krahas shqetësimit për dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve në veriun e vendit, raportuesja Khan ka shkruar: “Raportuesja Speciale e OKB-së shprehet e shqetësuar se gazetarët investigativë janë duke u kërcënuar gjithnjë e më shumë me padi nga biznesmenë dhe politikanë, të cilat mund të kenë një efekt negativ në raportimin e tyre”.
“Raportuesja Speciale e OKB-së rekomandon që autoritetet të bëjnë përpjekje substanciale për t’i adresuar kërcënimet, duke prezantuar mundësinë e pushimit të parakohshëm të padive nga gjykatat ose duke ofruar trajnime të duhura për gjyqësorin”, nënvizon ndër të tjera raporti, i cili publikohet pas vizitës fakt-mbledhëse të raportues Khan në Kosovë vitin e kaluar.
Ndryshe, kryeredaktori i Albanian Post, Lirim Mehmetaj, në mars të këtij viti, u ftua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”, pas një padie të dorëzuar nga disa eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet – një përndjekje e motivuar politikisht që shkon kundër lirisë së shprehjes.
Duke përmbledhur dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë trazirave të vitit të kaluar në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe, raportusja Khan ka nënvizuar: “Raportuesja Speciale e OKB-së është informuar se gazetarët që raportojnë nga veriu nuk janë mbrojtur në mënyrë adekuate as nga organet vendore dhe as nga akterët ndërkombëtarë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë