Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset këtë të martë të 18 qershorit në një vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të homologut Frank-Walter Steinmeier.
Të mërkurën, më 19 qershor, Begaj do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin Steinmeier, pas së cilit do të mbahet takimi bilateral i delegacioneve.
Ne fokus të takimit mes Presidentit Begaj dhe homologut Steinmeier do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zhvillimet në Ballkan, procesi i Berlinit që nxit afrimin e rajonit me BE-në, si edhe çështje të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë.
Në Berlin, Begaj do të takohet me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.
Pas Berlinit, Presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion “ për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.
Më pas, Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher.
Gjithashtu në agjendën e Presidentit Begaj është edhe takimi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, zotin Manuel Sarrazin, si dhe me ish-raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor takohen të mërkurën në drekë pune
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Zbërthimi i ‘Ghost’ – Nga kapja e mafiozit italian deri te përdoimi i Shqipërisë për trafikun e drogës drejt Evropës Qendrore
Lajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë