Kurti në 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër: Një patriot që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielen, derisa përkujtoi 100-vjetorin e zgjedhjes së Fan Nolit kryeministër i Shqipërisë, vlerësoi se përkundër kohës së shkurtër në krye të shtetit shqiptar dhe përplasjeve të asaj kohe, ai dha shembullin e një burrështeti që u përpoq ta orientonte drejt Shqipërinë si një vend që do të demokratizohej.
“Për fat të keq, përpjekja e tij ishte e para në atë periudhë fillesh të shtetndërtimit shqiptar dhe mbeti e tillë deri në dekadën e fundit të shekullit. Pas largimit të Nolit nga zyra e kryeministrit, për Shqipërinë do të niste një periudhë e gjatë pushtetesh autoritare dhe diktatoriale”, theksoi kreu i ekzekutivit, derisa e kujtoi Nolin si njeri të përkushtuar për shqiptarizmën.
“Eruditi Theofan Stilian Noli, do të jetonte edhe dyzet vjet të tjera deri më 1965, duke e ndërtuar një profil mbresëlënës prej dramaturgu e poeti, teologu e studiuesi, përkthyesi poliglot, politikani patriot e njeriu të përkushtuar për shqiptarizmën”, shtoi ndër të tjera kryeministri Kurti, duke cituar Nolin nga një artikull që e botoi në Gazetën “Dielli” pak pas largimit nga Shqipëria.
Duke folur për ardhjen në pushtet të Nolit në qershor të vitit 1924, kryeministri Kurti vlerësoi se qeveria revolucionare e Nolit nuk arriti t’i realizonte reformat e synuara, posaçërisht sepse Noli qëndroi në detyrën e kryeministrit vetëm gjashtë muaj, kryesisht për shkak të presionit të liderit politik të atyre viteve, Ahmet Zogu, i cili u rikthye në pushtet përmes forcës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë