Qendra e Eksporteve në qytetin e Vlorës ka bërë me dije se 7 mijë e 200 tonë mandarina janë eksportuar në pesë shtete gjatë muajit dhjetorit të vitit 2020-të.
Tregjet rajonale janë destinacionet kryesore të eksportit të mandarinave shqiptare, në të cilat kryeson me sasinë më madhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Më një kërkesë të shtuar po vijon edhe tregu i Serbisë, Ukrainës dhe Çekisë.
Kjo është një shifër 12% më e lartë se muaji dhjetor i vitit 2019-të.
Në grupin e agrumeve, mandarinat, renditen në vendin e dytë pas perimeve, për eksportet më të larta që kanë shënuar gjatë muajit dhjetor 2020-të.
Mandarinat përbëjnë rreth 2/3 e sasisë totale të prodhimit të agrumeve në Shqipëri.
Në më pak se 100 hektar tokë, të mbjellë me mandarina në vitin 2005-së, merrej rreth 1 mijë tonë prodhim ndërsa sot sipërfaqja e mbjellë me mandarina është rritur në 900 hektar dhe prodhimi ka prekur shifrën e mbi 30 mijë tonëve në vit.
Shqipëria ka një traditë të konsoliduar në prodhimin e agrumeve (portokaj, limona dhe mandarina), të përqendruar kryesisht në zonat bregdetare-jugore të vendit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi