Mision i NATO-s në Kosovë, KFOR ka bërë të ditur se ushtarët italianë kanë kryer patrullime në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ushtarët italianë nga Regjimenti i Bersaglieri, të caktuar në Komandën Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja, kryen patrullime në këmbë dhe me motoçikleta përgjatë vijës kufitare administrative”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit edhe ushtarët bullgarë nga Batalioni i dytë i Forcave Rezervë Operacionale Shumëkombëshe kryen trajnime për kontrollin e turmës dhe trazirave.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, për shkak të tensionimit të situatës, NATO ka dërguar 1 mijë trupa shtesë në Kosovë.
Vitin e kaluar, në Veri ka mbizotëruar një situatë tejet e tensionuar – më e madhja që nga pas lufta – si protestat e dhunshme të serbëve lokalë, që si pasojë e tyre mbetën të lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR-it.
Tensionet kulmuan me sulmin terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit, më në krye kriminelin Milan Radojiçiç, më 24 shtator të vitit të kaluar, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com