Ardita Sinani, këshilltare politike në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njëkohësisht kandidate për kryetare të komunës së Preshevës nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD), shpalli fitoren në zgjedhjet lokale të Serbisë që u mbajtën të dielën në mbi 80 komuna, duke e cilësuar fitore historike për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ajo njoftoi se PVD-ja fitoi rreth 4 mijë vota, ndërsa Alternativa për Ndryshim (APN) nën udhëheqjen e ish-kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, rreth 2 mijë e 850 vota. E përderisa Sinani theksoi se do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme, kreu i APN-së konsideroi se shqiptarët në Luginën e Preshevës kundërshtuan “politikat përçarëse” të kryeministrit të Kosovës.
Megjithatë, ndonëse PVD-ja shpalli fitoren në Preshevë, kryetari i APN-së shpalli fitoren në Bujanoc. Arifi nëpërmjet një postimi në “Facebook” njoftoi se kandidati i APN-së për kryetar të Bujanocit, Arbër Pajaziti, fitoi shumicën e votave dhe do të qeverisë për katër vjetët e ardhshme. Megjithatë, ai kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës për rreshtimin përkrah PVD-së.
“Edhe përkundër mbështetjes së Albinit dhe joshjes me parat e taksapaguesve të Republikës së Kosovës, populli në Luginë të Preshevës i thanë jo politikave përçarëse të Albinit edhe në Luginë. Nuk mbahet mend që të ketë pasur një pjesëmarrje kaq të ulët ndonjëherë në historinë e zgjedhjeve në Preshevë”, shkroi Arifi pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale.
Ish-kryetari i Preshevës akuzoi kryeministrin Kurti se i shërben narrativës së Serbisë. Madje, ai shtoi se PVD-së përdori 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Kosovës për blerje votash: “Albini, nuk meriton asnjë votë në gjithë trojet shqiptare, pasi i shërben vetëm narratives së Beogradit. Njëkohësisht i kanë shërbyer 2 milion euro të vjedhura nga buxheti i Kosovës”.
Ndryshe, qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 20:00. Presheva numëroi rreth 43 mijë e 500 votues të cilët votuan në 37 qendra të vendvotimit për 39 mandate. Në Bujanoc të drejtën e votës patën mundësinë ta ushtrojnë rreth 43 mijë e 46 votues të cilët votuan në 59 vendvotime për 41 mandate, derisa nuk raporohet për ndonjë incident serioz.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi