Kosova

Një udhëtim tronditës në Muzeun e Masakrës të Krushës së Madhe


Foto nga Albanian Post

Muzeu i Masakrës të Krushës së Madhe përmban shumë artefakte, fotografi të viktimave e të mbijetuarve, e rroba të cilat u veshën për herë të fundit e që vërtetojnë krimet serbe në këtë fshat të Rahovecit.

Të gjitha artefaktet kanë qenë të ruajtura në shtëpi të familjarëve për 25 vjet.

Ciceroni Irfon Ramadani, për Albanian Post shpjegoi ngjarjet e vitit 1998-99.

Ai po ashtu ka rrëfyer se edhe vetë është i mbijetuar i masakrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore