Shëndet

Si ndikojnë vetmia dhe izolimi në socializimin e njerëzve?


Çfarë ndodh me njerëzit kur qëndrojnë vetëm për një kohë të gjatë?

Neil Ansell e kaploi vetmia krejt rastësisht. Në vitet ‘80-të, ai jetonte në Londër, bashkë me 20 persona. Por dikush i bëri një ofertë që nuk mund ta refuzonte: një vilë në Uellsi, për vetëm 100 paund në vit qira.

Pavarësisht entuziazmit të Neil Ansell-it, ky vend ishte tepër i egër dhe aty u ndje i vetmuar. Fqinjët kishin 20 vite që jetonin aty. Ai po jetonte në një fermë, afër të cilës ishte vetëm një i  moshuar. Për pesë vite, ai nuk kishte telefon dhe as shoqërohej me ndokënd.

Ansell thotë se, “u mësova aq shumë me vetminë, saqë kuptova se nuk kisha folur me askënd për dy javë rresht. Kjo u bë krejt normale për mua. Madje, të folurit me dikë u kthye në një sfidë, pavarësisht se përpara nuk isha një person antisocial”.

Një gjë tjetër që vuri re Ansell ishte se ai filloi të largohej nga identiteti i tij.

“Kur je vetëm, fillon të humbasësh ndjenjën e atij që je, sepse nuk ke një imazh se si dukesh në syrin e tjerëve”, shprehet Ansell.

Por si ndikon izolimi afatgjatë në tru?

Rezulton se ka një lidhje mes madhësisë së trurit dhe socializmit. Shoqërimi me njerëz është një stërvitje mendore. Për të qenë në bashkëveprim me një qenie njerëzore, duhet të keni parasysh që truri shpërndan një sasi të madhe informacioni.

Vitin e kaluar, shkencëtarët gjermanë zbuluan se truri i nëntë eksploruesve polarë, të cilët jetuan në Antarktidë për 14 muaj në një stacion kërkimor, ishin më të vegjël deri në fund të udhëtimit.

Shkencëtarët spekuluan se izolimi i gjatë shoqëror mund të jetë fajtor, si dhe monotonia e përgjithshme e jetës kur jeni i mbyllur në një kuti metalike gjithë dimrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore