Kosova

Osmani e Kurti letër “Europa Nostra”: Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar


Manastiri i Deçanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar “Europa Nostra” një letër në të cilën jepen një varg argumentesh sipas të cilave Manastiri i Deçanit nuk përmbush kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë momunemteve të rrezikuara”.

Në këtë letër thuhet se “në sulmet e pretenduara ndaj manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë siç thuhet, edhe tendencioze dhe e papranueshme”, thuhet në letrën e Osmanit dhe Kurtit.

“Termi ‘ekstremistët lokalë’ është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte”.

“Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale të argumentimit, dhe ka devijuar në përmbajtje me ngarkesa politike dhe propaganduese. Dëshmia më e mirë është mungesa e burimeve të besueshme mbi të cilat bazohen këto konstatime tendencioze”, thuhet në letër.

Megjithatë, të enjten “Europa Nostra” e ka futur Manastirin e Deçanit në mesin e shtatëve monumenteve më të rrezikuara të trashëgimisë.

Kësaj letre të Osmanit e Kurtit i është përgjigjur vet organizata.

Në përgjigjen e tyre për kryeministrin dhe presidentin thuhet se “është shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tyre sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën  ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021”.

“Dëshirojmë t’ju sigurojmë se i kemi shqyrtuar me kujdes pikëpamjet tuaja sa i përket Manastirit të Deçanit i cili është pjesë e Listës së Monumenteve Botërore në Rrezik dhe i cili ka hyrë në listën tonë të ngushtë të 7 Monumenteve më të Rrezikuara në Europë për vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Europa Nostra.

“Dëshirojmë të kujtojmë se duke bërë publike një listë të tillë vit pas viti, Europa Nostra dhe partneri ynë, Instituti i Bankës së Investimeve Europiane, angazhohemi të veprojmë si katalizatorë për ndryshim pozitiv dhe dialog të kthyer nga e ardhmja i cili është i rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë së rrezikuar të Europës”.

Në vitin 2008, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për zona të veçanta të Mbrojtura, i cili duhet të sigurojë mbrojtjen e manastireve ortodokse serbe, kishave, vendeve të tjera fetare, si dhe vendeve historike dhe kulturore të një rëndësie të veçantë për komunitetin serb si dhe për komunitetet tjera në Republikën e Kosovës. Manastiri i Deçanit është njëra nga zonat e mbrojtura, sipas këtij ligji.

Letra e plotë e Osmanit dhe Kurtit: 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore