Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se i mirëpret vizitat e emisarit Special të Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë.
Ai ka theksuar se vendi i tij e mbështet fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, derisa ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve, duke përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“SHBA-të mbështesin fortë Dialogut e lehtësuar nga BE. Është e nevojshme zbatimi i plotë i marrëveshjeve, duke përfshirë Asociacionin. Zgjedhjet e reja lokale në Veri të Kosovë duhet të shkojnë përpara; duhet koordinim përpara zbatimit të rregulloreve të reja për valutat”, ka shkruar O’Brien në platformën X.
Welcome @MiroslavLajcak’s visits with @albinkurti & @predsednikrs. Strong 🇺🇸 support for 🇪🇺-facilitated Dialogue. Need full implementation of agreements, including ASM. New local elections in 🇽🇰’s north should go forward; coordination before implementing new currency regulations.…
— Assistant Secretary Jim O’Brien (@StateEUR) January 29, 2024
Po ashtu ai ka kërkuar nga që Serbia t’i mbajë përgjegjës të dyshuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Serbia duhet të mbajë përgjegjës ata që janë përfshirë në sulmin në Banjë”, potencoi O’Brien.
Ndryshe, reagimi i tij vjen pasi shtetet anëtare të QUINT-it (Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia), nëpërmjet një deklarate të përbashkët të dielën pasdite, shprehën shqetësimin dhe kërkuan nga Qeveria e Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores së ndryshuar të BQK-së për operacionet me para të gatshme për momentin dhe t’u japë kohë serbëve lokalë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë gjatë një takimi të premten (26 janar) se valuta e vetme e lejuar për përdorim në transaksionet me para ta gatshme është euro, por shtetet e QUINT-it bënë thirrje ndaj Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë vendimin fundit të BQK-së.
“Pas një shkëmbimi për këtë çështje me kryeministrin të premten, QUINT-i kërkon pezullimin e zbatimit të rregullores për të mundësuar një periudhë më të gjatë tranzicioni dhe për komunikim të qartë dhe efektiv publik”, thuhet në njoftim, duke shprehur shqetësimin se rregullorja që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti mund të ketë ndikim negativ për komunitetin serb.
Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, përveç valutës euro, deri tani është përdorur edhe dinari. Në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – çmimet nëpër dyqane janë shënuar me dinarë. Viteve të fundit është praktikuar edhe importimi i dinarëve nga Serbia, por nga 1 shkurti kjo praktikë pritet të ndalet.
Emisari Special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, pasditen e së hënës (29 janar) mbërriti në Beograd për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ndërsa një ditë më vonë, më 30 janar, pritet të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me krerë institucionalë për të diskutuar për vendimin e fundit të BQK-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion
-
Serwer për Albanian Post: Dialogu mund të vazhdojë vetëm për çështje teknike, jo edhe për ato politike
-
Tahiri: 9 shkurti do jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
Lajmet kryesore
-
Baba Mondi sqaron idenë e “Shtetit Bektashi”: Krejtësisht shpirtëror, për paqe e tolerancë
-
Vengu takon diplomatët e huaj për rijetëzimin e Industrisë Ushtarake
-
Trump refuzon thirrjen e Harris për debat të dytë, thotë se “është tepër vonë”
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion