Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, derisa komentoi një deklaratë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili i cilësoi “urrejtësit më të këqij të Serbisë” disa eurodeputetë për shkak se ngritën zërin për vjedhjen masive të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi, në fund të komentit shkroi: “Unë në të vërtetë e dua Serbinë”.
“Mos u shqetësoni president, është detyra jonë të sigurohemi që traktatet që nënshkroi qeveria juaj nuk do të shkelen. Anëtarët e Këshillit të Evropës (KiE) dhe vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) supozohet të respektojnë standardet bazë të këtyre institucioneve. Meqë ra fjala, unë e dua në të vërtetë Serbinë”, shkroi eurodeputetja gjermane.
Disa përdorues të platformës “X” menjëherë vunë në dyshim objektivitetin dhe paanshmërinë e eurodeputetes gjermane në kryerjen e detyrave të përcaktuara, veçanërisht për shkak të pozitës që mbanë dhe drojës se një deklaratë e tillë mund të paraqesë konflikt interesi. Madje, disa të tjerë i kërkuan të japë edhe dorëheqje nga pozita e Raportueses për Kosovën në PE.
Pse të jap dorëheqje? Vetëm pse kërkoj edhe në Kosovë që të respektohen kontratat e nënshkruara dhe të mbrohen pakicat, respektivisht të sundojë ligji shpeshherë i vetë-proklamuar dhe të zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese? Po, kjo do të ishte e rëndësishme edhe në Kosovë”, u përgjigj eurodeputetja ndaj akuzave për njëanshmëri në raportet Kosovë-Serbi.
Cramon shpesh e gjenë veten në shënjestër të sulmeve në rrjetet sociale nga zyrtarët serbë, përfshirë instancat më të larta shtetërore në Serbi, kryesisht për shkak të deklaratave dhe bindjeve pro-Kosovës. Eurodeputetja nga radhët e “Aleancës 90/Të Gjelbërit” luajti një rol shumë pozitiv edhe në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën që hyri në fuqi në fillim të vitit.
Again 1st place🥇🤩
Don’t worry Mr President, it’s our job to make sure that treaties which your government has signed won’t be violated.
Members of @CoE and #EU candidate countries suppose to uphold the basic standards of those institutions.
BTW, I really love ❤️ Serbia 🇷🇸— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) January 25, 2024
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi