Sveçla viziton Policinë e Kosovës në brezin kufitar të veriut – Serbia më herët ia ndaloi vizitën në Luginën e Preshevës
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitoi të enjten brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi fshatin Bërnjak, i cili shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të vendit.
Sveçla, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, vetëm pak orë pasi autoritetet serbe ia refuzuan kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës së banuar me shumicë shqiptare në pjesën jugore të Serbisë, shkroi se së bashku me zyrtarët policorë, bisedoi për nevojën e avancimit të kapaciteteve në menaxhimin efikas të brezit kufitar.
“Policia jonë në nivelin më të lartë të detyrës e me vigjilencë po mbronë kufinjtë tanë dhe po vazhdon të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë. Kjo pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme të grupeve kriminale e terroriste të Serbisë, të cilat janë bërë 115 sosh vetëm në veriun e vendit tonë”.
Sveçla gjatë ditës tha se ndalimi i vizitës së tij dëshmon qasjen destruktive të Serbisë dhe shtypjen e vazhdueshme të saj ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës – Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – dhe ka thënë se për këtë do të veprojnë mbi parimin e reciprocitetit si vlerë e barazisë ndërmjet shteteve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë