Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AKG) dënoi sjelljen e mbrojtjes së afërt të kryeministrit kosovar, Albin Kurti, ndaj gazetares së “TV Klan”, Blerta Dalloshi-Berisha, duke kërkuar nga Policia e Kosovës të hetojë sjelljen e personit në fjalë, kurse nga kreu i ekzekutivit kosovar të dënojë këtë sjellje dhe të mundësojë që gazetarët të bëjnë pyetjet në interes të publikut.
“Në videon e publikuar nga kolegia, Dalloshi – Berisha, shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt duke kapur dhe shtyrë nga dora gazetaren, teksa ajo përpiqet ta bëjë një pyetje për kryeministrin. Maltretimi në formë të tillë i gazetarëve është i papranueshëm dhe ndikon në rritjen e pasigurisë për komunitetin medial në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Dalloshi-Berisha publikoi një video në “Facebook” të enjten, ku shihet një nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të kryeministrit Kurti duke ‘sulmuar’ gazetaren, ndërsa krahas videos, ajo shkroi se përgjatë 22-vjetëve si gazetare, asnjëherë nuk ka pasur përvojë të ngjashme me asnjë prej mbrojtes së afërt të kryeministrave, sikurse rasti i gardianëve të kryeministrit Kurti.
“Kapja e mikfrofonit nga ana e tij që rezultoi edhe me ndaljen e kamerës është sikurse unë me i marrë armën atij. Mos të harrojmë me atë mikrofon kam raportuar dhe informuar popullin për të gjitha të mirat dhe të këqijat e të gjitha qeverisjeve e vitet e fundit më së shumti nga Mitrovica. Sjellja e sotme ishte për turp”, shkroi ndër të tjera Dalloshi-Berisha.
Ky nuk është rasti i parë i pengimit të gazetarëve nga mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, duke minuar punën e gazetarëve gjatë raportimit dhe kërkimit të përgjigjeve nga ekzekutivi. Disa gazetarë kosovarë madje edhe janë kërcënuar nga pjesëtarët e mbrojtjes së afërt të shefit të qeverisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi