Kosova

Haliti: Vulini më 24 shtator ishte në Kosovë – ndërkombëtarët e dinë


Ish-shefi i Inteligjencës së Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, më 24 shtator ishte në Kosovë, në ditën kur u krye sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, në një intervistë për RTV Dukagjini.

“Vulin ishte në Veri të Mitrovicës dhe askush nuk e tha këtë. Ai i detyrua që të jap dorëheqje në Serbi. Po ishte në kohën e sulmit në Kosovë. Unë kam informacione, institucionet nuk e di, ndoshta kanë pasur edhe ata”, ka treguar Haliti.

Madje për futjen e ish-kryespiunit serb në Veri, deputeti i PDK-së thotë se janë të informuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë në Kosovë në atë periudhë. Vet fakti që nuk po bëhet raporti për atë që ka ndodh në Veri, flet që diplomacia është duke vepruar që disa çështje të heshtën”.

Ai po ashtu e ka komentuar erdhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi ky i fundit alarmoi se Serbia po përgatit sulme të reja në Kosovë.

“Me këto deklarata po i frikësojnë qytetarët dhe besoj që për këtë fundvit do të duhej të raportonin për sukseset dhe të flisnin për planet e së ardhmes. Nuk besoj që Serbia ushtarakisht është duke u përgatitur të sulmojë Kosovën. Prekja e kufirit me Kosovën do të thotë luftë me NATO-n”, potencoi Haliti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore