Olenik: Propaganda e Serbisë çoi në konflikt të armatosur në Banjë – do ta paguajmë shumë shtrenjtë populizmin e Vuçiçit
Aleksandër Olenik, avokat dhe ish-deputet serb, deklaroi se fushata propagandistike e Serbisë nëpërmjet të ashtuquajturës “botë serbe” gati sa nuk çoi në ripërtëritjen e konflikteve të armatosura në rajon, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.
Në një intervistë për gazetën malazeze “Pobjeda” të dielën, ai shtoi se Ballkani Perëndimor veçse është destabilizuar për shkak të politikës serbe, ndërsa paralajmëroi se në vitet pasuese, populli serb do ta paguajë shumë shtrejtë, siç konsideroi ai, populizmin e djathtë nacionalist të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili për 12 vjet kontrolli gjithçka në Serbi.
“Rajoni është i destabilizuar në disa nivele. Ajo politikë çoi në një konflikt të armatosur në Kosovë… në Banjë. Për momentin po e paguajmë shtrenjtë. Në vitet në vijim do t’i paguajmë edhe më shtrenjtë të gjitha iluzionet e së djathtës, populizmit dhe pushtetit 12-vjeçar të Vuçiçit”, nënvizoi Olenik.
Olenik konsideroi se në Kosovë nuk ekziston asnjë formacion politik i serbëve të Kosovës. Lista Serbe – forca më e madhe politike e serbëve për momentin – sipas avokatit dhe ish-deputetit serb, nuk përfaqëson interesat e serbëve të Kosovës, por vetëm interesat e presidentit serb dhe Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet, duke refuzuar të gjitha marrëveshjet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë