Kosova

Drejtori i Policisë pret që Kurti t’ua plotësojë kërkesat NjSI-së


Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se gjatë takimit të pjesëtarëve të NjSI-së dhe kryeministrit Albin Kurti që pritet të mbahet javën e ardhshme, pret që të gjendet një zgjidhje sa i përket kërkesave të njësive elitare të Policisë.

“Pres të gjendet një zgjidhje gjatë takimit me kryeministrin, Albin Kurti, për kërkesat e njësive elitare”, tha ai gjatë një deklarimi para gazetarëve.

Ai është pyetur edhe për gjendjen e sigurisë në Veri të vendit, teksa ka theksuar se situata vazhdon të jetë e “brishtë”.

“Situata në veriun e Kosovës është e brishtë kur e dimë se ekzistojnë ende grupe kriminale në atë pjesë, por Policia e Kosovës është duke kryer detyrat e saj”, shtoi Hoxha.

Një ditë më parë, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, pezulluan protestën e paralajmëruar para Qeverisë.

Kjo ngase kryeministri Kurti u ka premtuar se javën e ardhshme do t’i pres në takim zyrtar për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

Ndërsa më 1 tetor, ashtu edhe siç u paralajmërua me maska në fytyra e pa shoqërimin e armëve pjesëtarët e njësisë më elitare të Policisë së Kosovë, të njohur ndryshe edhe si FIT, të cilët zmbrapsën paramilitarët me 24 shtator në Banjë të Zveçanit, protestuan para ndërtesës së Qeverisë.

Për rreth 10 minuta qëndrim në heshtje shprehën pakënaqësitë e tyre të thella në lidhje me trajtimin e deritanishëm nga Qeveria e Kosovës.

Ata përveç heshtjesh – si simbolikë për të shprehur indinjatën e tyre ndaj kushteve të punës, pagave por edhe mungesës së komunikimit korrekt nga niveli politik i Qeverisë në ditën më kritike për vendin (24 shtator) – edhe folën duke parashtruar kërkesa e tyre konkrete ndaj ekzekutivit kosovar.

Specialët anulojnë protestën, Kurti i pret në takim javën e ardhshme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore