Shqipëria

Tirana organizon “Maratonën e Dëfrimit” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare


Të shtunën e 21 tetorit, në kryeqytet do të organizohet “Maratona e Dëfrimit” me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të cilët do të vrapojnë në rrugë duke mbartur mesazhin sensibilizues: “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.

Organizimi vjen në kuadër të edicionit të gjashtë të Maratonës së Tiranës, e cila do të zhvillohet ditën e diel.

Gara filloi në orën 09:00 në shëshin “Nënë Tereza” dhe do të përshkruajë një segment me gjatësi simbolike prej 2 kilometrash i cili përfundon në sheshin “Skëndërbej”.

Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull do të ketë një shpërblim simbolik, por me shumë se kaq kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë që të angazhohen në sport.

Këtë vit Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4 mijë pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja, gati për të sfiduar veten dhe për të arritur momente të rëndësishme në jetët e tyre.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash.

Plani i lëvizjes së automjeteve:
  1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 21 Tetor 2023 nga ora 09:00 deri në orën 11:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri te sheshi “Skënderbej”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

– Në rrugët “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

– Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

– Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”. drejtim i detyruar djathtas.

– Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

-Linja Nr. 1/A “Selitë — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit Allias” dhe,

-Linja Nr. 1/B “Kodra e Diellit 2 — Kristal — Qendër — Stacioni i Trenit — Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”-”Myslym Shyri”-”Ibrahim Rugova” — bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

– Linja Nr 2 “TEG – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish – Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

– Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – rruga “e Durrësit”.

– Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu 1” – nga “Fortuzi” – rruga “e Durrësit.

– Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “e Durrësit.

– Linja Nr. 8 “Ish-Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG” devijon në kryqëzimin e Elbasanit – “Ismail Qemali” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga “e Elbasanit”.

– Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës “së Elbasanit – rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” –rruga “e Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

– Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

– Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno – Qendër” devijon te ura e rrugës “së Elbasanit”

– Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” – “Fortuzi” – “Mine Peza”.

– Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”

– Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.

– Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës “së Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri” – Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga “e Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore