Kosova

Kuqi: Vuçiçi është idiot – po tenton t’i përdor metodat e Millosheviçit


Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, ka thënë Serbia qëndron prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Ai ka theksuar se Serbia është e interesuar që ta hap një konflikt në Kosovë, “duke ia bërë argatin Rusisë”, pasi sipas tij, Moska është e interesuar që bota perëndimore të humb vëmendjen.

“Vuçiç është idiot dhe po mendon që me veprimet të njëjta sikur në kohë e Millosheviçit mund të jap rezultate tjera. Ne kemi një armik të tillë dhe duhet ta ballafaqohemi”, tha ai gjatë një interviste në Tëvë 1.

“Dhe unë mendoj që duhet me qenë shumë idiot njeriu që t’i përdor metodat e njëjta që nuk kanë dhënë rezultat në një kohë dhe kanë ngadalësuar integrimin e rajonit në Unionin Evropian.

Kuqi ka shtuar se politika e Serbisë është e ndërtuar mbi mite dhe se mitet janë të ndërtuara mbi Kishën e cila ka ndërtuar “mitin për Kosovën”.

“Unë mendoj që këtu duhet ta bëjmë një zhvendosje. Në Serbi mitet politike dhe religjioze i kanë bashkuar. Kjo po na kushton edhe neve”, potencoi ai.

Ish-ministri i Drejtësisë është shprehur “i befasuar” që dy dekada pas luftës, flitet përseri për luftë.

“Ne flasim për një agresion të mundshëm sikur të ishte vitit ’97, ’98. Po të mos ishte gatishmëria jonë, por edhe mbështetja ndërkombëtare do të ishim ata që shtrihemi në mbrëmje dhe zgjohemi në mëngjes me frikën që mund të na sulmojë dikush”, vuri në pah Kuqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore