Ndërsa shteti skandinav i Suedisë, ishte mysafir i Republikës së Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, ku edhe fituan më rezultat 0-3, gazetari suedez i magazinës sportive “Sportbladet” e ka shfrytëzuar vizitën e tij edhe për realizimin e një reportazhi.
Suedezi, Erik Niva, ka filmuar një reportazh të shkurtër në Kompleksin Memorial, Adem Jashari.
Brenda këtij mini reportazhi, Niva, ka shpjeguar ngjarjet që kishin ndodhur në familjen Jashari.
Madje, teksa ai ka folur për familjen e cila humbi dhjetëra anëtar në luftë, Niva ka mbetur pa fjalë kur po i lexonte emrat dhe po përsëriste mbiemrat e njëjtë të dëshmorëve.
“Një vend dhe një futboll i lindur në gjak” është titulli që gazetari suedez ia ka vënë reportazhit, të cilin e ka publikuar nëpër rrjetet e tij sociale ku edhe është mirëpritur nga audienca.
Madje, shumë nga komentuesit me nacionalitet suedez kanë kritikuar e dënuar ashpër dhunën serbe të shkaktuar në Kosovë gjatë luftës së fundit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maliqi: Serbia marrëveshje me ShBA-në, BE-në e Francën, Kosova ka mbetur në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi
-
Haradinaj: Kurti me politikën e tij të “showbiz”-it e bëri Serbinë partner më serioz të aleatët tanë
-
“A jemi edhe ne në Kosovë”, një qytetari shqiptar nga Veriu i shkon fatura e rrymës në cirilikë
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi