Kosova

Dy ushtarëve të KFOR-it iu amputohen këmbët, avokati serb: Kjo është hera e parë që NATO-ja mposhtet nga rusët


Ilustrim

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç, ka reaguar ashpër pas lajmit se dy ushtarëve hungarezë të misionit paqeruajtës të NATO-së në Kosovë (KFOR), të martën u janë amputuar këmbët pas lëndimeve të marra nga protestuesit e dhunshëm në Zveçan – komunë e banuar kryesisht me serbë në veri të Kosovës – më 29 maj të këtij viti.

Ai ka shkruar në platformën “X” se sulmi i serbëve me ndihmën e rusëve ndaj ushtarëve të NATO-s, të cilët, sipas tij, janë nën kontrollin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, paraqet rastin e parë kur NATO-ja “mposhtet” nga rusët, ndërsa ushtarëve të tyre u amputohen këmbët për shkak të presidentit rus Vladimir Putin.

“Miku i Putinit, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mbajti të fshehur këtë. Publiku politik i vendeve të NATO-s duhet ta dijë këtë. Ai duhet ta dijë se Putini po ua shqyen këmbët ushtarëve të NATO-s përmes Vuçiçit. Dhe tash ju e dini”, ka shkruar avokati Stojkoviç të mërkurën në llogarinë e tij.

Nuk mund të zbuten e as të fshihen sekuencat televizive të fytyrave të egërsuara, të gurëve dhe bombave djegëse mbi Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, sulmet e fyerjet ndaj gazetarëve kosovarë dhe simbolet nacionaliste serbe bashkë me ato ushtarake të propagandës ruse.

Dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it – kryesisht hungarezë dhe italianë – janë plagosur gjatë ndërhyrjes për t’i shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan. Paqeruajtësit e NATO-s kërkuan nga protestuesit të shpërndahen, por ata nuk pranuan dhe hodhën gurë, shok-bomba e koktej molotovi në drejtimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore