Muzikë

Ndahet nga jeta Magoo, bashkëpuntori i dikurshëm i Timbaland


Rep artisti Magoo, i njohur më së shumti për partneritetin e tij me yllin e hip-hop-it, Timbaland, ka vdekur në moshën 50-vjeçe.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit është Melvin Barcliff, besohet se ka ndërruar jetë të dielën e 13 gushtit, derisa asnjë shkak i vdekjes, nuk është bërë i ditur akoma për publikun, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Lajmi u njoftua nga producenti i muzikës Digital Black në një postim të shpërndarë në Instagramin e tij.

Duke postuar një foto të albumit të Magoo dhe Timbaland të vitit 1997 “Welcome To Our World”, ai shkroi – “Njeriu nuk mund ta besojë këtë, u prefsh në paqe Magoo, vëllai i madh”.

Këngëtari i “Ginuwine”, emri i vërtetë i të cilit është Elgin Baylor Lumpkin, nxitoi të ndajë ngushëllimet e tij teksa u kujtoi ndjekësve se “koha ishte e shkurtër”.

“Unë as nuk di të them asgjë në këtë pikë, kam humbur 3 miq tani brenda një muaji”, shkroi ai pos tjerash.

Ai vazhdoi duke shkruar – “Do të shihemi së shpejti vëlla, ne të gjithë kemi takimin tonë dhe po pres përqafimin e vëllait kur të shkoj atje”.

Magoo dhe Timbaland të dy erdhën nga Norfolku i Virxhinias dhe u takuan për herë të parë kur ishin adoleshentë përpara se të vazhdonin të pushtonin industrinë e muzikës.

Ata publikuan albumin e tyre debutues “Welcome to Our World” në vitin 1997, i cili ngriti këngën e tyre “Up Jumps da Boogie”, në pozitën e parë në tabelë.

Ata publikuan dy albume të tjera, “Indecent Proposal” në vitin 2001 dhe “Under Construction”, në vitin 2003 – një vazhdim i albumit të mikeshës së tyre rep artiste, Missy Elliot nga një vit më parë.

Timbaland vazhdoi të bënte emër si producent diskografike dhe ka punuar me njerëz si Justin Timberlake, Rihanna dhe Madonna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore