Një avokat i tre balerinëve që ishin pjesë e performancave të këngëtares, Lizzo, tanimë ka zbuluar se firma e tij po shqyrton të paktën gjashtë ankesa shtesë kundër artistes.
Akuzat e reja vijnë nga njerëz që bënin turne me të ose punonin në koncertet e saj, shkruan The Guardian, transmeton AlbanianPost.
Avokati i punësimit me bazë në Los Anxhelos, Ron Zambrano, ka thënë se akuzat e reja ishin mbi një “mjedis të ngarkuar seksualisht” dhe për mospagesë të punonjësve.
Javën e kaluar, Lizzo u godit me pretendime për ngacmim seksual, për krijimin e një mjedisi armiqësor pune dhe për bullizim të peshës.
Tre ish-balerinët e Lizzo, Arianna Davis, Noelle Rodriguez dhe Crystal Williams, pretenduan se u detyruan të preknin një interpretues në një klub striptizmi në Amsterdam gjatë një feste turneu.
Pretendimi për bullizimin e peshës kishte të bënte me një balerin me një çrregullim të të ngrënit.
Një balerin tjetër pretendoi se kapiteni i vallëzimit të Lizzo-s, Shirlene Quigley, tallte punonjësit që kishin marrëdhënie seksuale paramartesore, ndërsa ndanin fantazi të turpshme seksuale, simulonin seksin oral dhe diskutonin për virgjërinë e një anëtari të turneut.
Zambrano tha se paditësit besonin se Lizzo ishte në dijeni të ankesave kundër Quigley, derisa një avokat i Lizzos, Marty Singer, e quajti padinë “të çuditshme”.
Lizzo, hitet e së cilës përfshijnë himnet feministe “About Damn Time”, “Juice” dhe “Truth Hurts”, i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato “histime të sensacionalizuara” dhe “shumë zhgënjyese”.
Gjithsesi, avokati Zambrano i ka thënë se disa nga pretendimet e reja mund të jenë të zbatueshme, “por është shumë herët për të konfirmuar diçka”.
Shenja e fundit e telasheve për Lizzo-n, emri i vërtetë i së cilës është Melissa Viviane Jefferson, erdhi së bashku me anulimin e festivalit “Made in America” të Jay-Z në Filadelfia, të cilin ajo ishte planifikuar të kryesonte.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi